Në Itali janë të sigurt, Juventusi interesohet për Edon Zhegrovën

Në Itali janë të sigurt, Juventusi interesohet për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova

Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po planifikon afrime për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli shqiptar i Lille, Edon Zhegrova.

Bardhezinjtë mund të humbasin Federico Chiesan dhe Filip Kostic këtë verë, teksa janë duke vëzhguar edhe Mason Greenuood të Manchester United. La Gazzetta dello Sport thekson se përveç Greenuood, Juve po shikon një tjetër mundësi dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili ka bërë paraqitje të mira në skuadrën e Ligue I këtë sezon.

Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë janë në ndjekje të Greenuood, por mbetet për t'u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin.

Ylli i ekipit të Kosovës ka qenë protagonist në dhjetë gola në Ligue I, duke shënuar pesë herë dhe duke dhuruar po aq asistime.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës

Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës