Në janar priten bisedimet SHBA-Rusi për çështjet e sigurisë! Lavrov: Do diskutojmë edhe me NATO-n

Në janar priten bisedimet SHBA-Rusi për çështjet e sigurisë! Lavrov: Do diskutojmë edhe me NATO-n

Foto ilustruese

Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara rreth kërkesave të Moskës për garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë, pritet të zhvillohen në fillim të janarit. Negociatat kryesore do të zhvillohen me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri, u shpreh sot gjatë një interviste ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në Rusi, pushimet zgjasin 10 ditë, deri më 9 janar. Moska ka kërkuar garanci nga Perëndimi që Ukraina dhe republikat e tjera ish-sovjetike të mos anëtarësohen në NATO, si dhe një tërheqje të trupave të NATO-s nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Uashingtoni dhe aleatët e tjerë kanë refuzuar të japin angazhime të kësaj natyre, por kanë thënë se janë të hapur për bisedime.

Kërkesat e Moskës, të paraqitura në formën e një projekt-traktati sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe të një projekt-marrëveshjeje mes Moskës dhe NATO-s, u hartuan mes shtimit të tensioneve, për shkak të rritjes së pranisë së trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, gjë që ka ngjallur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj këtij vendi. Rusia mohon se po planifikon të sulmojë fqinjin e saj, por këmbëngul në garanci ligjore kundër zgjerimit të NATO-s dhe dislokimit të armatimeve në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus tha se veç bisedimeve me Uashingtonin, Moska do të zhvillojë bisedime të veçanta edhe me NATO-n mbi këtë çështje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thirrur një takim të Këshillit NATO-Rusi më 12 janar.

Zëdhënësi i Kremlinit e konfirmoi sot zhvillimin e takimit, duke i quajtur të rëndësishme bisedimet me NATO-n, por shtoi se hollësitë janë duke u përgatitur nga diplomatët dhe data mbetet ende për t’u konfirmuar./VOA/

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se do të shqyrtojë një mori alternativash nëse Perëndimi dështon të përmbushë ato që ai i quan garanci për siguri. Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti dy projekt-dokumente mbi sigurinë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, e vendeve të tjera ish-sovjetike, si dhe të tërheqë trupat ushtarake të saj nga Europa Qendrore e Lindore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)