Në javën e 6 të Superligës për t’u theksuar ishte edhe fitorja e parë sezonale e Vllaznisë. Shkodranët në ndeshjen debutuese të trajnerit Csaba Laszlo mposhtën 1-0 Dinamon, duke ndërprerë krizën e fillim sezonit.
Golin e vetëm të sfidës e realizoi Murataj në minutën e 31, duke mposhtur Olsi Teqjan me një goditje spektakolare.
Për t’u theksuar që fitorja e Vllaznisë erdhi pas një javë shumë të trazuar. Të enjten futbollistët refuzuan të stërviten për shkak të pagave të prapambetura, ndërsa pati ndryshime edhe te rolet drejtuese. Gjithsesi duket se u desh kjo rrëmujë që të vinte fitorja e parë e shkodranëve pa i hequr meritat trajnerit Laszlo.
Lajmi kryesor:
Tirana fiton derbin e tensionuar, mposht Partizanin me rezultatin 1-3! Festë 'e çmendur' te bardheblutë, Vllaznia gjen fitoren e parë sezonale (VIDEO)







