Në jetën në çift do keni shumë surpriza! Beqaret do kenë disa takime...horoskopi për sot

Në jetën në çift do keni shumë surpriza! Beqaret do kenë disa takime...horoskopi për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Mos i mbani te fshehta partnerit tuaj sot sepse do keni mosmarrëveshje dhe debate te mëdha. Dita nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Marsi do i beje me joshës beqaret. Do flirtoni gjate gjithë kohës, por do e keni te vështirë ta gjeni personin ideal. Ne planin financiar mos luani me zjarrin sepse do digjeni shpejt. As vendime te mëdha nuk duhet te merrni gjate kësaj dite.

DEMI 21. prill - 21. maj

Nëse jeni ne çift, kini kurajën te flisni hapur me partnerin për çdo gjë qe iu shqetëson. Beqaret do bëjnë çfarë te jete e mundur sot për ta bere për vete personin qe iu pëlqen. A do ia arrijnë? Me siguri qe po. Këmbëngulja e tyre do habisë shume persona. Optimizmi i shumte mund t’iu sjelle probleme ne planin financiar. Mundohuni ta ruani sensin e vetëpërmbajtjes me shpenzimet.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Venusi do ua beje edhe me te bukur ditën te dashuruarve sot. Do kaloni momente te zjarrta dhe mjaft emocionuese pranë partnerit. Për beqaret priten takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Ne planin financiar do shpenzoni me tepër sesa duhet dhe kjo mund te sjelle disa probleme. Kujdes!

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Keni kohe qe debatoni dhe keni probleme me partnerin tuaj? Sot, situata ne vend qe te përmirësohet, mund te përkeqësohet edhe me tepër. Nëse jeni ende vetëm, dashuria do jete ne qendër te vëmendjes. Mund te ndryshoni status nëse përfitoni nga disa takime. Ne planin financiar gjerat nuk do jene aq te thjeshta sa ju mendonit. Mos bëni shpenzime shtese.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Jeta ne çift do jete e bekuar nga yjet gjate kësaj dite. Do ndiheni jashtëzakonisht mire dhe te përkëdhelur nga partneri. Beqaret mund te tentojnë te fillojnë një lidhje me dike qe iu pëlqen sepse planetët do jene ne anën e tyre. Ka gjasa qe personi ne krah te jete vërtet shpirti binjak. Qetësia do mbizotërojë ne planin financiar. Mund te shpenzoni pak me shume për t’ia bere qejfin vetes.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Influenca e Uranin nuk do jete shume e mire për jetën ne çift. Atmosfera do jete e turbullt dhe here pas here mund te debatoni me partnerin. Për beqaret do jete një dite me e favorshme. Jo vetëm qe do ketë takime dhe propozime, por mund te fillohen edhe lidhje afatgjata. Shfrytëzojeni çdo moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar dhe do ndiheni me te qete.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Ne jetën ne çift nuk do keni ndryshime te mëdha gjate kësaj dite. Megjithatë emocionet do ekzistojnë dhe probleme te mëdha nuk do keni. Sektori i dashurisë se beqareve do influencohet mjaft pozitivisht nga planetët. Priten takime madje edhe dashuri me shikim te pare. Intuita do iu ndihmoje te përmirësoni financat dhe te keni mundësi te shpenzoni pak me tepër.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Ka mundësi te keni mosmarrëveshje gjate kësaj dite me partnerin tuaj. Beni kujdes mos e teproni me fjalët sepse situata do përkeqësohet me shume. Nëse jeni beqare, dilni sate mundni mos qëndroni ne shtëpi. Vetëm ne këtë mënyrë do keni mundësi te njiheni me persona te rinj. Ne planin financiar do keni fat. Me ne fund do arrini te realizoni investimet e nevojshme.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Nëse jeni ne çift do e përforconi edhe me tepër bashkëpunimin sot dhe do kaloni momente te mrekullueshme pranë partnerit. Disa mund te keni një rizgjim te pasionit. Dashuritë me shikim te pare nuk do mungojnë për beqaret. Shfrytëzojini sa te mundni takimet dhe do dilni te fituar. Për sa i përket planit financiar, nuk priten probleme te mëdha megjithatë shpenzimet duhet te jene te menduara.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë ne jetën ne çift sot. Nuk do keni asnjë problem dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do jene joshës dhe sharmante. Pa u lodhur shume do gjejnë personin qe kane kërkuar prej kohesh dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar do bëni çmos ta stabilizoni situatën. Do lodheni pak por është e sigurte qe do ia dilni mbanë.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Yjet do jene ne favorin tuaj ne planin sentimental. Nëse jeni ne çift do arrini te zgjidhni problemet qe keni pasur dhe do tregoheni pak me tolerante. Nëse keni beqare do keni takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë edhe statusin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet humbur për asnjë moment sensi i maturisë dhe kursimit.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Ne jetën ne çift do keni shume surpriza gjete kësaj dite dhe ato do e largojnë rutinën e përditshme. Do diskutoni për gjithçka me partnerin, madje edhe për disa detaje te jetëve tuaja ne te kaluarën. Beqaret do kenë disa takime por nuk duhet te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar mos bëni gabim te dëgjoni këshillat e te tjerëve sepse do ngeleni pa asnjë lek.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës