Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj përuroi  të premten, laboratorin e  informatikës,  në shkolllën e  Kamzës, një investim prej 260 mijë Euro.
Sipas ministrit Veliaj,  për shkak të rëndësisë dhe vlerës që ky laborator mbart, shkolla do të shërbeje edhe si qëndër e formimit profesional për gjeneratën e prindërve, të cilët mund të jenë të papunë ose për ata që kërkojnë të rikualifikohen.

Kjo është arsyeja, sipas ministrit të Mirëqënies Sociale, që kjo shkollë do të jetë e hapur gjithë ditën, duke paguar mësuesit e kësaj shkollë me orë të zgjatura.
Ky investim është  një bashkëpunim i qeverisë shqiptare me qeverinë gjermane dhe austriake si dhe  Biznes Albania.

Duke iu referuar përvojës Gjermane, Veliaj tha se,  "po e implementojmë fillimisht në Kamëz, përvojën e marrë nga Gjermania, si një ndër vendet me histori suksesi, sa i përket arsimit profesional".

Ndërkaq, Veliaj gjatë fjalës së tij  u shpreh se "Në Kamëz, kemi një "ishull" ekselence që përfaqësohet nga kjo shkollë si një qëndër multifunksionale"

ATSH