Në kampin e muxhahedinëve në 
Babrru...ku s'gumëzhin as miza! 

Në kampin e muxhahedinëve në <br />Babrru...ku s'gumëzhin as miza! 
TIRANË -  Qendra e azilkërkuesve e cila gjendet në Babrru, Tiranë, mban të strehuar muxhahedinë bashkë me familjet e tyre. Në një vëzhgim të bërë nga “Shqiptarja.com”, ambientet e kësaj qendre ku strehoen disa muxhahedinë shfaqen tepër të qeta dhe pa asnjë lëvizje. E rrethuar me një mur rreth 3-4 metra të lartë dhe e mbyllur me një portë të madhe të hekurt, e cila nuk lejonte të dukej asgjë.

Në ambientet e brendshme të azilit, herë pas here shfaqej ndonjë fëmijë duke luajtur. Ndërsa nuk duken lëvizje të personave që janë kthyer nga vendet e luftës. Qetësinë e vendit ku gjendet qendra e azilantëve, e përshkruajnë edhe banorët që jetojnë përreth saj.

Banorët 
Një person i cli banonte shumë pranë qendrës së azilkërkuesve në Babrru, është shprehur se në këtë azil mbizotëron qetësia, madje të krijon përshtypjen sikur nuk ka asnjë person brenda. “Te kjo qëndra këtu nuk di çfarë të përshkruash. Është një qetësi e madhe. Nuk shoh askënd që të dalë e të lëvizë. Herë pas here të krijohet ideja sikur aty nuk qëndron askush”, është shprehur një banor i lagjes. Më tej ai shprehet se vetëm këto kohët e fundit kanë filluar që personat që strehohen në këtë azil të mos dalin jashtë e të bëjnë ndonjë shëtitje.

Se kanë ikur fare, apo çfarë nuk dihet. Më përpara kur erdhën nga jashtë, kishte paksa lëvizje. Më tepër dilnin shtetasit kosovarë. Bënin ndonjë xhiro në këtë rrugë e futeshin prapë brenda. Kështu nuk shfaqnin asnjë problem, janë njerëz normal, pasi unë jam mësuar se jetoj edhe këtu afër. Herë pas here kur kam hedhur sytë brenda nga qendra, ata i shoh që rrinë aty brenda me kompjutera në duar. Vetëm me kompjutera e asgjë tjetër, por çudi që nuk dalin prej aty sepse më herët ata dilnin ndonjëherë, i shikonim”, ka vijuar më tej rrëfimi i tij.

Siguria/ Muxhahedinët, 24 orë të survejuar nga policia  
Muxhahedinët që qëndrojnë të strehuar në Babrru, janë marrë në ruajtje nga shteti shqiptar. Disa prej muxhahedinëve të kthyer nga vendet e luftës qëndrojnë në ambientet e Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru, ndërsa disa prej tyre kanë siguruar apartamente në kryeqytet, madje edhe duke u punësuar. Burime nga Ministria e Brendshme bënë të ditur se muxhahedinët ende mbajnë statusin e azilkërkuesve, pra refugjatë në Shqipëri deri në kohën kur atyre t’u aprovohet e drejta e qëndrimit.

Strehimi i tyre që prej momentin kur kanë mbërritur në Tiranë, është mbajtur nën vëzhgim nga Policia e Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Kjo për shkak të ekspozimit të tyre për ndonjë hakmarrje të mundshme. Muxhahedinët mbahen nën mbikëqyrje nga policia edhe pas akomodimit të tyre nëpër apartamente në kryeqytet. Apartamentet në kryeqytet aty iu janë mundësuar nga Qeveria. Madje disa prej tyre mësohet edhe të jenë punësuar nëpër vende të ndryshme dhe profesione të ndryshme.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut