Mbyllet votimi në katër komunat veriore të Kosovës, KQZ: Procesi votimit i rregullt

Mbyllet votimi në katër komunat veriore të Kosovës,  KQZ: Procesi votimit i rregullt

Në katër komuna në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar. Në garë janë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Për procesin e votimit, mediet kosovare raportojnë se u hapën 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Të drejtë vote kanë pasur 57.983 persona, ose 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00- 19:00. Në mbyllje të procesit, kryetarja e KQZ, Valdete Darak është shprehur se votimi është zhvilluar pa probleme, e ndërsa njoftoi se pjesëmarrja ka qenë në masën 42.42%.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), i cili ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ka publikuar rezultatet e para, ku rezulton se kryeson bindshëm Lista Serbe.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Rezultatet e para të zgjedhjeve në veri të Mitrovicës/ Lista Serbe kryeson bindshëm

Kanë dalë rezultate e para të zgjedhjeve për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), i cili ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor ka publikuar rezultatet e para, ku rezulton se kryeson bindshëm Lista Serbe. Referuar (DnV), Lista Serbe ka marrë mbi 95 për qind të votave në secilën nga komunat.

Mitrovicë e Veriut
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Ora 21:00
Mbyllet votimi në katër komunat veriore të Kosovës, ja pjesëmarrja

KQZ e ka vlerësuar të qetë dhe pa probleme ecurinë zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës. Në një deklaratë për media, kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka njoftuar se pjesëmarrja e votuesve ka qenë në masën 42.42%.

“Në 87 vendvotime të komunave janë mbyllur të gjitha me kohë në ora 19.00. Sipas të dhënave preliminare nga terreni, procesi i votimit në këto katër komuna është zhvilluar pa ndonjë problem. Ju njoftojmë se të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme e shfrytëzuan 24.595 apo 42.42 për qind qytetarë me të drejtë vote nga gjithsej 57.983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet e tetorit deri në të njëjtën kohë kishin votuar 23.981 votues apo 41.90 për qind. Kjo është dalja sipas komunave: Leposaviq 41.57 për qind, Zubin Potok 50.74 për qind, Zveçan 48.17 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 38.74 për qind”, tha Daka.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën