Një 32-vjeçar u ekstadua nga Greqia në Shqipëri, në kuadër të opracionit policor ndërkombëtar të koduar "The Wanted".

Ndaj Ardit Miha, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Kjo pasi në vitin 2024, 32-vjeçari ka plagosur një person me thikë disa herë, për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Njoftimi i policisë

Interpol Tirana

Plagosi disa herë, me mjet prerës (thikë), një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë.

32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi A. M. akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, Durrës.