Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Malësi të Madhe.
Frederik Nacaj, banues në fshatin Vermosh është dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
58-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Komente









