DURRËS- Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, me qëllim ekstradimin në Itali, Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në pranga ka rënë Genci Maksuti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se 39-vjeçari shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.
"Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton policia.