34-vjeçari Ylli Avdija nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Nga verifikimet dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Wiesbadenit, në Gjermani, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas legjislacionit penal gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.