Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet 46-vjeçari në Lezhë

Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet 46-vjeçari në Lezhë

Foto ilustruese

LEZHË- Një 46 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Në pranga ka rënë Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Pjesëmarrje në grup kriminal ", "Plagosja", "Rrëmbim personi" dhe "Kundërshtim i punonjësit të Policisë ".

 46- vjeçari pritet që të ekstradohet në Itali.

"Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burgim, për disa vepra penale. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Pjesëmarrje në grup kriminal ", "Plagosja", "Rrëmbim personi" dhe "Kundërshtim i punonjësit të Policisë " parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë