Një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.
I arrestuari ishte dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Kumanovës për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".
36-vjeçari gjithashtu ishte në kërkim edhe nga Policia e Durrësit për veprën penale “Vjedhja”, informoi sot policia.
Vijon puna për ekstradimin e tij.
"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi:
N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi", thuhet më tej në njoftim.
Komente










