Fier - Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e bluve të Fierit.
Gjykata e Fierit, ndaj Romeo Çakos, ka vendosur masën arrest me burg pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.
Në pranga ka rënë edhe Dori Lamkaj pasi gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.
Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
____________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











