Në kërkim për falsifikim, fshehje të ardhurash dhe mashtrim me TVSH-në, arrestohet 30-vjeçari

Në kërkim për falsifikim, fshehje të ardhurash dhe mashtrim me TVSH-në, arrestohet 30-vjeçari

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Ringers Goduni ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Goduni ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për falsifikim, fshehje të ardhurash dhe mashtrim me TVSH-në.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim R. G., 30 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së parë Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'