U deklarua i vdekur në 2013-ën me vendim gjykate, ekstradohet nga SHBA shqiptari me 3 emra! I dënuar në Itali me 25 vite burg për grup kriminal

TIRANË- Një 54 vjeçar shqiptar me 3 emra i cili kërkohej ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, është ekstraduar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pranga ka rënë Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela i cili rezulton i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha. 

Ndërkohë që ishte në arrati dhe kërkohej ndërkombëtarisht, 54 vjeçari në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine. 

Arrestimi i tij u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në basjlëounim me 2 agjenci amerikane.

Leonard Mnella do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:52
54-vjeçari që hiqej si i vdekur u ekstradua në Shqipëri, Balla: Në hetim për ngjarje të ndodhura shumë vite më parë

1709481258_policiaeshtetit.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale ka përgëzuar Policinë për ekstradimin në Shqipëri të Leonard Mnella, 54 vjeç, i cili rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burgim për një seri veprash të rënda penale. 

“Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale, Policia e Shtetit, për punën e shkëlqyer në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE- për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar”, shkruan Balla.

“Një person 54-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale dhe ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur në vitin 2003, në Amerikën Latine. Ky shtetas është subjekt hetimesh në Shqipëri për ngjarje kriminale të ndodhura shumë vite më parë në Shqipëri”, përfundon Balla.

 

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gëzimi: 04/03/2024 11:17

    Bravo Balla në kapjen e kriminelëve!! Kriminieli i din taktikat për kapjen së kriminelëve

    Përgjigju
  • Iris: 04/03/2024 01:06

    Nuk ka bere keq qe eshte deklaruar /i vdekur/,54 vjec dhe 25 vjet burg i bie 79 vjec kur te dale dhe pa llogaritur problemet me drejtesine shqiptare qe po hetohen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës