Në kërkim për kultivim kanabisi, vihen në pranga dy persona në Krujë! Arrestohet edhe një 25-vjeçar në Durrës, brenda makinës ju gjet drogë dhe një tabelë policie

Në kërkim për kultivim kanabisi, vihen në pranga dy persona në Krujë! Arrestohet edhe një 25-vjeçar në Durrës, brenda makinës ju gjet drogë dhe një tabelë policie

Foto ilustruese

4 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi janë arrestuar nga policia. Policia e Krujës njofton ka ndaluar shtetasin B. D., 31 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Gjithashtu u ndalua shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Sakaq policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi", me të cilën i riu qarkullonte, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa si dhe një tabelë për ndalim qarkullimi, e cila përdoret nga Policia.

Ndërkohë policia rrugore Durrës, arrestoi në flagrancë shtetasin F. E., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr