Luan Llanaj është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.

47-vjeçari u arrestua në fshatin Bishan, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Barcelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit Luan Llanaj.