Një 63-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës.

Gjykata e Shkodrës i ka vendosur masën e sigurisë të arrestit në burg pasi hetimet zbuluan se ai kishte kultivuar 130 bimë kanabisi në fshatin Qerret.

Bimët janë gjetur dhe asgjësuar në gusht të vitit 2025.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.