Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve të paligjshëm është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër.
Në pranga ka rënë L. Gj., 29 vjeç, banues në Dibër.
Mësohet se, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi rreth 5 muaj më parë kishte bashkëpunuar me 3 të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj, disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi më datë 17.05.2023, dyshohet se ka bashkëpunuar më 3 shtetas të tjerë, për të transportuar 4 emigrantë nga Banglandeshi, që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin”, njofton policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.