Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Policia njofton se një 40 vjeçar u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa “arrest me burg” për “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Dashamir Hoxha ka tentuar të vrarë me thikë një 24 vjeçar në 3 qershor të vitit të kaluar.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar.'- njoftpon policia.
Në pranga ka rënë edhe një tjetër 40 vjeçar pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.