Në një kohë kur PD ende nuk ka zyrtarizuar marrëveshjen politike për koalicion me aleatët në zgjedhjet e 11 majit, partitë e vogla i kërkojnë një front të përbashkët edhe për fushatën me diasporën, e cila në këto zgjedhje voton për herë të parë.
“Neve na duhet nje lëvizje politike opozitare edhe për diasporën”, thotë Fatmir Mediu, kreu i PR.
Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu thotë se diaspora nuk është vetëm frymë, por edhe infrastrukturë, e për këtë arsye drejtuesit politikë të çdo qarku duhet të lidhin kontakte edhe me qytetarët e qarqeve ku bëjnë fushatë, të cilët janë në emigrim.
“Opozita ka detyrimin e saj për të krijuar raportin e drejtpërdrejtë me çdo votues shqiptar, dhe për më tepër me diasporën. Diaspora nuk është vetëm frymë, është infrastrukturë këtë herë, si do të regjistrohen, si do të votojnë, dhe kjo kërkon padyshim një politikë pak më të organizuar nga ana e opozitës. Nuk mundet që Partia Republikane të shkojë më vete dhe PD-ja të shkojë më vete. Kjo do të krijonte një problem, dhe këtë lëvizje politike opozitare ta kthejmë pastaj në një praktikë konkrete të regjistrimit të votuesve në emigracion si dhe ruajtën e votës së tyre, por edhe përfshirjen e kandidimit të diasporës në listat e opozitës”, shprehet Mediu.
Opozita po e sheh me shqetësim fushatën e mazhorancës me emigrantët, por nga ana tjetër edhe ajo vetë është vënë në lëvizje për të identifikuar votuesit e mundshëm nga jashtë.
PD po bën takime veçantë nga aleatët me diasporën, ndërsa rreth dy muaj më parë miratoi edhe një udhëzim ku i kërkonte strukturave të partisë, grupit parlamentar e kryesisë të identifikojnë votuesit demokratë dhe opozitarë që gjenden në emigracion dhe duke grumbulluar të dhënat e tyre.
Pavarësisht këtij urdhri, PD ende nuk ka një shifër sesa janë emigrantët që do të votojnë përmes postës për të.
Nuk e ke faina ti qe del e biberon por media dhe drejtesia qe nuk te fut brenda more kriminel , hajdut , ti je denaro ne Itali si trafikant droga, por te beri saliu deputet qe te shpetoje more hajdut , ti duhet te japesh llogari si è breve vilen ne Teksas , kush eshte ai zyrtar amerikan qe te mbron .
PërgjigjuE çfar mendon ti mor krimineli hajdut Fatmir Mediu se Diaspora do tē japi ty vot mor kapot ushtarake.
Përgjigju