Në kinema historia e ndaluar e gazetarit që dashuroi vajzën e diplomatit italian, Bulku: Unë e Gujlemi e kishim të jetuar, në diktaturë të gjithë survejoheshim

Dashuria e pamundur e një djali shqiptar me vajzën e ambasadorit italian në fillim vitet ’80, nëpërmjet një filmi, edhe në shenjë homazhi për të gjithë ata që diktatura, nuk i lejoi të jetonin jetën e dashurinë që ëndërronin...  “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazit e skenar të Ruzhdi Pulahës, pas vlerësimit si “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe, në Gjermani, vjen në kinematë shqiptare.

“Kjo histori është e ngjashme me njërën nga 7 historitë e pamundura të djemve shqiptarë me vajza të huaja. Sigurisht personazhin real unë e kam mik, ka qenë gazetar (Ernest Tushe) për mjaft kohë pas viteve ’90. Kjo histori është afër historisë së tij”, thotë regjisori Namik Ajazi.

Portreti i familjes së diplomatit, që interpretohet nga Remo Girone, plotësohet me dy aktore italiane, ku protagonistja është Beatriçe Aiello.

“Kur ndodh një dashuri kaq e fortë, është me të vërtetë një akt revolucionar, prandaj pengohej nga sistemi, sepse ishte shumë e rrezikshme për ta një ndjenjë e tillë, e lirë” thotë aktorja Aiello.

Në qendër të historisë është piktori Artur Erzeni, i cili përballet me presionin e Sigurimit të Shtetit përgjatë historisë së tij të dashurisë. Peshën e këtij roli e mban aktori Anton Kodrinaj, i cili jeton prej vitesh në Itali.

“Jam munduar të qëndroj në kornizën e atyre viteve, të mbaj karakterin e atij djalit që dashurohet me atë vajzë italiane” , shprehet Kodrinaj.

Një tufë lule në vend të Gujlem Radosë... Në film, bashkë me Rajmonda Bulkun luajnë prindërit e Arturit, të cilët vuajnë ankthin e asaj që mund të ndodhë prej dashurisë komplekse  për kohën të të birit.

“Unë dhe Gujlemi e kishim të jetuar atë kohë. Ishim një familje që e kuptuam, e mirëkuptuam shumë mirë këtë dashuri të djalit tonë, që s’kishte faj pse kishte dashuruar këtë vajzë të re, pacaka nuk ishte shqiptare. Ndërkohë edhe e dinim, më shumë se djali vetë se çfarë mund të ndodhte”.

Bulku e ka të njohur, frikën që kishte çdokush në atë kohë nga përgjimi apo spiunimi i mundshëm, për çdo fjalë të lirë që mund të thuhej, e aq më shumë veprim të padëshirueshëm nga Partia.

“Lufta ka qenë për të gjithë, të gjithë survejoheshim...ndaj flisnim me zë të ulët për gjëra që i dëshironim, por nuk i diskutonim dot në shoqëri”.

Ka një vijim historia, ndonëse jetëzimi i dashurisë pas rënies së diktaturës mbetet në kufijtë e të pamundurës. E sot, protagonistët e saj, janë spektatorë të dashurisë së tyre të prerë mizorisht...

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur