Në kremtimin e 1 vjetorit të protestave, Parisi 'mbytet' nga Jelekët e Verdhë (VIDEO)

Në kremtimin e 1 vjetorit të protestave, Parisi 'mbytet' nga Jelekët e Verdhë (VIDEO)

Në kremtimin e 1 vjetorit të protestave, Parisi 'mbytet' nga jelekverdhët të cilët kanë dalë në rrugët e Parisit.

Kazanë në flakë, barrikada dhe lançim të sendeve kundër agjentëve të policisë në jug të kryeqytetit.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe nuk lejoi protestuesit të bllokojnë rrugët kryesore.

Deri në mesditë, sipas policisë, në Paris janë arrestuar 24 protestues. “Jelekët e verdhë” i nisën protestat e tyre në mesin e muajit nëntor të vitit të shkuar.

Protestat u nxitën fillimisht nga rritja e çmimit të naftës dhe kostove të larta të jetesës, por ato vijuan më pas në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe reformave ekonomike të qeverisë.

Protesta e sotme është e 53, megjithëse gjatë vitit lëvizja gradualisht ka humbur vrullin e fillimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë