Dy shtetas janë arrestuar sot në Gjirokastër pasi ishin shpallur në kërkim për posedim të lëndëve narkotike si dhe për trafik emigrantësh.
Ervin Llaka, 26 vjeç, banues në Bilisht të Korçës, është arrestuar pasi ka ndihmuar tre shtetas të huaj nga vendet Mena për të kaluar kufirin, ndërsa shtetasi Erjon Vela, 36 vjeç, banues në Libohovë, është vendosur në pranga pasi i është gjetur në banesë 2 kilogram Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.