Në listën e 742 më të kërkuarve
ka dhe të vdekur e të arrestua

Në listën e 742 më të kërkuarve<br />ka dhe të vdekur e të arrestua
TIRANE - Ministria e Brendshme publikoi listën e 742 personave më të kërkuar në Shqipëri në faqen  www.asp.gov.al

Gjatë një vëzhgimi që redaksia e "Shqiptarja.com" online bëri në lidhje me personat që janë të dënuar për vepra të rënda penale, rezulton që në këtë listë të ketë edhe emra të personave të vdekur apo që janë vënë në pranga nga policia shqiptare a policitë e shteteve të tjera për llogari të drejtësisë shqiptare. Sipas Policisë së Shtetit, këta persona rezultojnë në listën e personave në kërkim deri në momentin kur të vërtetohet me vendim gjykate të mos qenit gjallë. Ndërsa sa i përket rasteve kur këta persona janë arrestuar jashtë Shqipërisë, ata hiqen nga lista e personave në kërkim në momentin e ekstradimit.
 
ÇAJUP QEJVANI, I VRARE 
Çajup Qejvani,  i dënuar për grabitje gjatë 1997, është vrarë në 19 tetor 2008 në Athinë të Greqisë.  32-vjeçari nga Ksamili i Sarandës u ekzekutua me dy plumba ne koke ne lagjen "Patisia", pranë sheshit "Omonia" te Athines" më 19 tetor 2008. Qejvani ishte pjesë e bandave në jug të Shqipërisë, në vitin 1997
 
IZET HAXHIA I ARRESTUAR
 Izet Haxhia figuron në listën e personave të shpallur në kërkim. Por ai është i arrestuar në Turqi që prej 2006. Madje me një vendim të gjykatës së Strasburgut të marrë në fillim të nëntorit i është hapur rruga drejt ekstradimit të tij në Tiranë. Kjo gjykatë hodhi poshtë kërkesën e Haxhisë për mos ekstradim, me pretendimin se pati shkelje të të drejtave gjatë procesit gjyqësor. Sipas gjykatës së Strasburgut shkeljet ndaj tij mund të kompensohen me vlerën e 1400 euro.

ENVER DONDOLLAKU, I ARRESTUAR 
Enver Dondollaku 
u dënua më 9 shkurt 2012, nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burg. I arrestuar prej 2006 në Padova të Italisë ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov, ai u ekstradua drejt Tiranës ku dhe u gjykua. Ai akuzohet si “anëtar i bandës së Lushnjës” për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.

ALMIR HARUNI, I ARRESTUAR 
 Almir Haruni i dënuar më 7 mars 2009.  Një gjykatë italiane dënoi Harunin me burg përjetë si autor i vrasjes së 4 shqiptarëve, në dy ngjarje të ndryshme në Itali. Vendimin e ka marrë Gjykata e Bergamos, sipas të cilës 32-vjeçari Almir Haruni është autori i vrasjeve të ndodhura në Osio Sotto në 1998 dhe në Maresana të Italisë në 2006. Viktimat janë kushërinjtë Astrit e Flamur Kolaveri, të cilët u vranë në 1998 jashtë një lokali në Osio Sotto si dhe Kujtim Ibaj e Florinda Mukja.

FATJON KAPO I LIRE ME KUSHT NE SKOCI 
Fatjon Kapo i dënuar në Skoci më 17 gusht është lënë i lirë me kusht nga gjykata Skoceze. Pra është nën vëzhgimin e kësaj gjykate.
 
KASTRIOT FEJZO I ARRESTUAR
Kastriot Fejzo u arrestua më 26 maj 2012 në Athinë të Greqisë.   Ai është dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e 2 komisionerëve të PS-së dhe plagosjen e 5 personave të tjerë.  Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë.

LEONIDHA KAMBURI I ARRESTUAR 
Leonidha Sotiraq Kamburi, nga Korça i arrestuar në 28 shkurt 2011 në Selanik të Greqisë. Kamburi kishte ndërruar emrin në dokument e tij duke e bërë Leonidha. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.74, datë 10.06.2008, e kishte dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese“, parashikuar nga neni 79/dh, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Sipas vendimit të gjykatës më 6 mars 1994 në qendër të Korçës Leonard Kamburi, ka vrarë me thikë shtetasin Blendi Muslli.
 
VALENTIN FRROKAJ, I ARRESTUAR
Valentin Frrokaj
u arrestua më 15 gusht 2013 në Itali. U arratis nga burgu i Parmas në shkurt 2013 së bashku me Taulant Tomën. Frrokaj, i dënuar me burg  përjetë për vrasjen e një shqiptari u arrestua më 15 gusht në provincën Cassano D’Adda. Edhe Taulant Toma u arrestua disa muaj më vonë.

SOKOL DEÇKA I ARRESTUAR
Sokol Deçka u  arrestua më 27 dhjetor 2010 në një provincë të Perugias në  Itali.  Ishte shpallur në kërkim për vrasje të kryer në Shqipëri më 1999 dhe ishte dënuar me 20 vjet burg. Në momentin e arrestimit kishte pasaportë falso. Deçka u identifikua nga gjurmët e gishtave.

 APOSTOL BUCAJ I ARRESTUAR NË  GREQI
Apostol Bucaj i arrestuar në  Greqi më 2 gusht 2013. Policia shqiptare më 2 gusht 2013, njoftoi për arrestimin e Apostol Buçajt, 42 vjeç, i dënuar me 25 vjet për vrasje me dashje, Thoma Canaj, 45 vjeç, i dënuar me 25 vjet për vrasje me dashje dhe Haris Murataj, 54 vjeç, i dënuar me 6 vjet për prodhim e shitje narkotikësh.  Atë kohë u njoftua se po kryhen procedurat për ekstradimin e shtetasve drejt Shqipërisë.

Redaksia online
(sg/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane