ELBASAN – Një 35-vjeçar i identifikuar si E.G., është arrestuar nga policia në Cërrik pasi kishte vënë lokalin e tij në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës me zara.
Nën hetim janë vënë 12 të tjerë që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali.
Nga policia janë sekuestruar tavolina e lojës me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.