Sezoni veror ka shënuar vështirësi për gjetjen e dhuruesve të gjakut në Bankën e Gjakut në Lushnjë, ku për shkak të numrit të ulët të dhuruesve vullnetar nuk plotësohen nevojat për 250 pacientë talasemikë.
Dhuruesit e vetëm janë kryesisht familjarë të personave me sëmundje të gjakut, ku numri i tyre arrin në 75, ndërsa nevojat për 1 muaj për transfuzion gjaku janë në mbi 250.
Mjekja transfuziologe Emira Alizoti u bënë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të sensibilizohen në dhurime konkrete pasi nevojat më emergjentë janë tek pacientët talasemikë të cilët kanë nevojë çdo dy javë për gjak.
“Duke qenë se jemi në sezonin e verës ky është sezoni më i vështirë për njerëzit për të dhuruar, ndaj ne kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë institucioneve shtetërore, duke filluar nga Bashkia dhe çdo institucion shtetëror pasi do të ishte një ndihmë shumë e madhe për fëmijët talasemikë”, thotë ajo.
Alarmit për dhurim vullnetar të gjakut i është përgjigjur deputetja e Lushnjës, Lindita Buxheli.
“Ju bëj thirrje të gjithë institucioneve të dhurojnë gjak, na takon të gjithë institucioneve drejtuese deputetë , të Bashkisë dhe anëtarëve të Këshillit bashkiak dhe cilido që e ndjen mbi supet e tij përgjegjësinë e kësaj detyre të rëndësishme për t’iu përgjigjur të gjithë rasteve talasemikë në çdo kohë”, u shpreh ajo.
Në qendrën e hemoglobinopative në Lushnjë trajtohen 110 pacient talasemikë që vijnë nga zona të ndryshme të jugut të vendit. Të paktën çdo 21 ditë ata kanë nevojë për të marrë gjak i cili në mungesë të dhuruesve, në të shumtën e rasteve plotësohet nga familjarët
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ 40-vjeçari plagoset me pistoletë nga i dashuri i gruas, rëndë në spital, sherri në sy të fëmijës 9 vjeç
10 Janar, 15:40
-
‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes
9 Janar, 16:39
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Fier/ Drogë, aksident, përndjekje dhe dhunë në familje, 8 persona nën hetim
7 Janar, 15:26
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga shoferët! (VIDEO)
3 Janar, 10:52
-
Fier/ Aksidente dhe dhunë në familje, 3 të arrestuar, 4 nën hetim e një në kërkim! 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni prej frikës, bashkëjetuesi e kërcënoi me thikë
3 Janar, 10:13
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
Politikanët si kanë lënë pikë gjaku këtij populli as për të jetuar jo më për të dhuruar
PërgjigjuTe dhurojne deputet dhe qeveria gjak,ato gjithmone thone se bejne sakrifica per miletin.Eshte gjeja me elementare qe mund te bejne.
Përgjigju