LUSHNJË - Prej rreth 3 muajsh në Drejtorinë e Shëndetit Publik Lushnjë nuk vijnë raportet për lejet e lindjeve, çka ka sjellë edhe një ngërç në këtë institucion.
Sipas drejtuesit të DSHP zoti Perin Vogli mungesa e raporteve të lejeve të lindjeve është e penguar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të cilët nuk i kanë dorëzuar ato që prej disa muajve.
Kjo ka çuar edhe në pengesën e disa grave shtatzëna që janë në marrëdhënie pune për të marrë raport për leje lindjeje.
Lidhur me këtë problem është njoftuar në mënyrë zyrtare edhe Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila ka edhe kompetencat ligjore për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO