Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)

Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)

Foto ilustruese

Shkodër- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinat e tyre gjetën armë me silenciator dhe benzinë.

Blutë informojnë se fillimisht gjatë patrullimit kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi” një motor që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Por, 32-vjeçari Mikelian Toma, i cili drejtonte motomjetin dhe 34-vjeçari David Simoni, pasagjer, nuk iu bindën urdhrit të Policisë duke u larguar.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar motomjetin, duke vendosur në pranga dy të rinjtë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë.

Si provë materiale u sekusestruan motori, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin Mikelian Toma, 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin David Simoni, 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE

Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE