Në Maqedoni shpërndahet 
Parlamenti,zgjedhje në 24 shkurt

Në Maqedoni shpërndahet <br />Parlamenti,zgjedhje në 24 shkurt
Kuvendi i Maqedonisë ka vendosur me 73 vota “pro” që të miratojë vendimin për shpërbërje të Parlamentit, pas dorëheqjes së Kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas asaj që propozuan sot partnerët e koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI përbërja aktuale parlamentare do të vazhdojë punën deri më 24 shkurt, kur edhe hyn në fuqi vendimi për shpërbërje të Kuvendit dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Po sot  kuvendi i Mqedonisë pranoi zyrtarisht edhe dorëheqjen e Kryeministrit Nikolla Gruesvki nga funksioni Kryeministërit të Maqedonisë. Akt që ai e kishte bërë vetëm disa ditë më parë.

Ndërkohë, menjëherë pas dorëheqjes së Gruevskit, Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë kalimtare Sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja