Vendi ynë pritet të ndikohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të shtohen gjatë orëve të pasdites
Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ku më të më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por pasditja dhe në vijim shtonë vranësirat në të gjithë territorin, ku në mbrëmje dhe në orët e vona të natës do të ketë reshje në zonat Jugperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.