Covid19/ Në muajin korrik janë vendosur vetëm 46 gjoba, Drejtori i Rendit Dervishaj: Nuk do të ketë tolerime për shkeljen e aktit normativ

Strukturat e Policisë së Shtetit janë organizuar për të ruajtur rendin dhe zbatimin e aktit normativ të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19.

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj, ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale të gjobave në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku janë vendosur rreth 46 masa administrative. Në një intervistë për "Report Tv", Dervishaj ka thënë se nuk do të ketë aspak tolerime për ata që shkelin aktin normativ.

"Është kërkuar me këmbëngulje që mos të ketë cedime, të mos ketë tolerime. Njerëzit duhet ta kuptojnë që kjo është një detyrë e të gjithëve. Nuk është e policisë vetëm, është e inspektoriatit, është e policisë për të kontrolluar zbatimin. Por ama është detyrë e çdo qytetari shqiptar për të respektuar masat e sigurisë.

Po të llogarisim nga fillimi i muajit Korrik e deri më sot në të gjithë vendin janë vendosur gjithsej rreth 46 masa administrative, kryesisht në Tiranë janë 22 masa, në Durrës 10, në Lezhë 4, në Fier 3, në Elbasan e në Kukës nga një masë administrative dhe puna vazhdon. Këto janë vendosur kryesisht për shkelje të karantinimit të detyrueshëm, për mos mbylljen dhe lejimin e aktivitetit në pishinave, 14 raste. Një rast për mos mbylljen e clubeve. Për subjektet që ofrojnë shërbime në ambiente të mbyllura, në bare restorante janë 14 raste dhe për mos mbyllje të muzikës pas orës 20:00 në 17 raste. Këto janë kundravajtjet administrative që janë konstatuar nga strukturat e policisë së shtetit për muajin Korrik",- tha drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë