Rumania mbetet një nga vendet ku mori jetë një pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare. Kështu u shpreh ministri Ferit Hoxha, në reflektimet e tij pas pjesëmarrjes në mbrëmjen përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nder të të Lumit Vladimir Gjika, të cilin e cilësoi si një figurë të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kryediplomati shqiptar teksa vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Rumani dhe kontributin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe frymës së Shqipërisë së lirë. Hoxha tha se lidhjet mes dy vendeve janë të thella dhe historike, duke kujtuar rolin që pati Rumania gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare.
““Pikërisht në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare. Atje patriotët shqiptarë artikuluan idealet e lirisë dhe të pavarësisë, botuan libra e gazeta, organizuan veprimtarinë kombëtare dhe mbajtën gjallë frymën e Shqipërisë së lirë dhe identitetin tonë evropian”, shkroi Hoxha.
Ai vlerësoi gjithashtu familjet shqiptare që lanë gjurmë në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të dy vendeve, ndërsa theksoi se diaspora shqiptare vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin europian.
“Ata që nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare, por përkundrazi, i ruajtën, i kultivuan dhe i përcollën me krenari brez pas brezi. Edhe sot, roli, kontributi dhe përfshirja përmbajtësore e diasporës sonë, “Atdheu jashtë”, siç e quajmë me të drejtë, një burim i çmuar energjie, dijesh, lidhjesh, mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe jetësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, u shpreh ministri.
Kënaqësi të merrja pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes… pic.twitter.com/5IpkP4Lw0i
— Ferit Hoxha?? (@HoxhaFer) May 17, 2026
Komente









