Në ndihmë të vendeve të varfra, SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave kkundër COVID

Në ndihmë të vendeve të varfra, SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave kkundër COVID

Foto ilustruese

Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht planet për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit dhe dhurimin e tyre te programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky program shpërndan vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti amerikan, Joe Biden, do ta shpallë këtë zotim përpara samitit të grupit të vendeve më të industrializuara, G7, i cili i hap punimet të premten në Kornuoll të Anglisë.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë plan si “një veprim historik, që do të ndihmojë luftën globale kundër pandemisë”.

Biden, i cili ndodhet tashmë në Kornuoll, dha shenja për planin përpara se të nisej të mërkurën drejt Evropës, duke u thënë gazetarëve se do të shpallë një strategji vaksinimi për botën.

Biden ka qenë nën presion për të trajtuar mungesën globale të vaksinave kundër koronavirusit dhe pabarazitë në vaksinim midis vendeve të pasura dhe të varfra.

“Presidenti Biden gjithashtu do t'u bëjë thirrje demokracive në botë, që të kontribuojnë në furnizimin global me vaksina të sigurta dhe efektive”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të blejnë 200 milionë doza - të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz - që do të shpërndahen këtë vit, nisur nga muaji gusht.

Kontingjenti tjetër prej 300 milionë dozash do të shpërndahet në gjysmën e parë të vitit 2022.

Të 500 milionë vaksinat do të jenë Pfizer/BioNTech dhe do të prodhohen në objektet e Pfizer-it në Shtetet e Bashkuara./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë