Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetin X, ajo u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare "po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet", ndërsa theksoi se reformat në drejtësi, mjedis dhe dialogu me shoqërinë janë kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

"Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë. Objektivi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë" tha ajo


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon