Jetesa në SHBA mund të jetë ëndërr e shumë personave, por kur bëhet fjalë për të blerë një shtëpi duhet shumë kursim.
Ka persona që jetojnë gjithë jetën me qera pasi nuk kanë mundësi për të blerë një shtëpi.
Banesa të thjeshta e të vogla për vetëm 8000 euro janë bërë shumë të famshme në SHBA, kur pronat po shtrenjtohen e sidomos në qytetet e mëdha.
Shtëpi të vogla që nisin nga 45 metra katrorë mund të blihen në internet në faqen e Amazon.
Për çiftet që kanë plan të kenë një familje të madhe mund të jetë e papërballueshme, por ndjesinë e intimitetit dhe ngrohtësisë që ta fal një shtëpi e vogël nuk ta jep një shtëpi e madhe e luksoze.
Shtëpitë amerikane karakterizohen nga shkallët e vogla, ndërtimin prej druri dhe menaxhimin e pjesëve më të vogla të hapësirës.