Veliaj feston Bajramin me një nga familjet me shtëpi të rindërtuar: Mirënjohës për këdo ka ndihmuar një familje në vështirësi

Veliaj feston Bajramin me një nga familjet me shtëpi të rindërtuar: Mirënjohës për këdo ka ndihmuar një familje në vështirësi

Erion Veliaj në drekën tek famija me shtëpi të rindërtuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që drekën e Fitër Bajramit ta kalojë në shtëpinë e rindërtuar pas tërmetit të Edlira Gjoshit, në fshatin Hekal, në zonën e Petrelës. Anëtarët e kësaj familjeje në gjendje të vështirë financiare, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, kanë tashmë një banesë 2+1 që plotëson të gjithë kushtet. 

“Jam shumë e kënaqur. Shtëpia është bere si nuk ka më mirë. Faleminderit,” tha mes të tjerash nënë Sofia.

“Në këtë ditë Bajrami ndjej vetëm kënaqësi kur shikojmë buzëqeshjen e gjyshes dhe të djalit të vogël, Denisit, që do jetojnë në këtë shtëpi. Qofshi të bekuar dhe mbarësi për të gjithë,” shprehet Ardi Kollçaku, donatori që bëri të mundur rinërtimin e shtëpisë së familjes Gjoshi.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi ndihmën e komunitetit të biznesit, i cili iu përgjigj thirrjes së qeverisë për Programin e Rindërtimit.

“Shumë faleminderit edhe ty, edhe bashkëshortes, të gjithë dashamirësve që na kanë ndihmuar në një kohë shumë të vështirë. Shteti është i madh, por dhe shteti më i madh në botë nuk i bën dot të gjitha. Kjo është arsyeja pse edhe Amerika ka vullnetarë, edhe në Gjermani ka vullnetarë, edhe në Angli ka vullnetarë, sepse shteti nuk mund të jetë kudo. Sidomos me problematikat që ne kemi pasur në shtëpi individuale, të cilat kanë qenë njëra në një mal, një në një shpat, një në një luginë. Kjo do të thotë që edhe projektet tona me biznesin kanë qenë të vështira. Nuk mund të bëjë dikush kantier për çdo shtëpi të vogël. Jemi mbështetur edhe në ndihmën tuaj për të na dhënë një dorë dhe për të adoptuar ato raste si i nënë Sofisë,” u shpreh mes të tjerash Veliaj. 

Kreu i Bashkisë, duke uruar familjen për shtëpinë e re në këtë ditë të shenjtë të Bajramit të Madh, ka bërë apel për të gjithë komunitetin e biznesit të kontribuojnë për familje të tilla në nevojë.

“Për ditë Bajrami them se kemi dhënë edhe një mesazh: kush ka mundësi të japë diçka nga vetja! Në qoftë se do mbahemi mend për çfarë gjurme kemi lënë, sa mirë kemi bërë, jo vetëm në ditë Bajrami, por në çdo ditë tjetër, atëherë do jemi pak më të mirë dhe komb më i mirë, qytet doemos më i mirë. Të uroj shëndet, jetë dhe Gëzuar Bajramin,” uroi Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar