Në Njësinë 1 në Tiranë, Mediu: Më 25 prill ta mposhtim të keqen që përfaqësohet nga Rama

Kandidati "PD-Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, i renditur i shtati në Qarkun e Tiranës, bën thirrje që më 25 prill shqiptarët të bashkohen të gjithë për të mundur atë që ai e quaj 'të keqen të përfaqësuar nga Edi Rama'.  Në bashkëbisedim me banorë të Njësisë 1, në Tiranë, Mediu theksoi se duhet larguar ky regjim i korruptuar.

"Sot kemi ardhur në momentet më të trishtë të historisë sonë kombëtare, për faktin që rreth 490,000 të rinj dhe të reja, intelektualë, profesionistë, janë larguar nga Shqipëria. Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se janë 7.2 miliardë euro që regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës ka vjedhur nga xhepat e shqiptarëve, nga taksat tona.  Edi Rama për interesa të tij politike kërkon të shpopullojë Shqipërinë, kërkon që Shqipëria të zbrazet dhe të sjellë këtu njerëz nga Bangladeshi, nga Pakistani apo nga India, sepse i do ata si shërbëtorë të pushtetit të tij, se mentaliteti i Ramës është mentaliteti i sundimtarit, se ai mund të bëjë si të dojë me njerëzit. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të gjykojmë drejt në këto zgjedhje, për të ndalur hajninë, për të ndalur antivlerat, për të ndalur një njeri i cili nuk ka më asgjë të përbashkët me ne, për të ndalur një qeveri e cila do vazhdojë t`a thellojë akoma më tej krizën. Ajo që është e rëndësishme është që shqiptarët të dinë të dallojnë se kush është e keqja dhe të bashkohen për të bërë më të mirën. Unë këtë bashkim të opozitës e shikoj si një shpresë të bashkimit të shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë, në 25 Prill, kundër këtij regjimi të korruptuar.

“Aleanca për Ndryshim”, Partia Demokratike dhe të gjithë ne, kemi në qendër të programit vlerat tona njerëzore, identitetin tonë kombëtar, një familje e cila ndërton mirëqenien në këtë vend që e ka falur Zoti. 25 Prilli është ballafaqimi i shqiptarëve që duan shtet, liri dhe të drejta dhe nga ana tjetër Edi Ramës dhe regjimit të tij të korruptuar që vetëm shkatërron shtetin, vlerat dhe çdo interes të qytetarit. Vota që ne hedhim është votë për fëmijët tanë, është votë për prindërit tanë, është votë për familjet tona, është votë për Tiranën, është votë për Shqipërinë, është votë për një rrugëtim të drejtë të shqiptarëve për të qenë të barabartë përballë ligjit dhe për të ndërtuar mirëqenien e tyre", ka thënë Mediu.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 18/04/2021 07:54

    Te ndryshojme shqiperine.ta bejme te gjithen Gerdec.Lavdi vitit 1997.

    Përgjigju
  • tosi: 18/04/2021 07:14

    O Fatmir Gerdeci po e ke ate koleksionin e oreve nga 10 mije dollare sejcila qe thote Geri Kokalari. Me predhat e obuz 122 e bere koleksionin apo me Kasem Mahmutaj

    Përgjigju
  • dulja: 18/04/2021 06:03

    E po me te keqe sec bere ti me PD qe hodhet ne here Gerdecin dhe vrate 26 vete dhe nuke u ndeshkua asnje dhe vini verdalle si ata qente hyy balta e SHqiperise dregou i zgjuare o popull

    Përgjigju
  • Kistra: 17/04/2021 11:24

    O Zot, Fatja qenka e mira! Me 26 ne Gerdec i mire! Me 260, 2600 ne te ardhmen, shume i mire padyshim. Sepse ndryshimi nuk do ishte i vogel! Largeqofte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja