Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites të rikthehen kthjellimet.
Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të vijoj të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve atmosferike, duke rikthyer herë pas here kthjellimet.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në orët e para të ditës duke shënuar -2°C ndërsa mesdita sjellë rritje të lehtë ku vlera maksimale shënon 13°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare do ë krijohet dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vranësirat e shumta do të vijojnë të sjellin reshje shi dhe dëbore në rajonin e Ballkanit. PO_ashtu Europa Qëndore do të jetë kryesisht me reshje shiu dhe dëbore të pakët. Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Gadishulli Iberik do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.