Në orët e pasdites priten reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin  e motit për sot

Në orët e pasdites priten reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin  e motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të shpeshtohen në orët e vona të pasdites duke sjellë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta. Mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.

Rajoni dhe Europa

Temperatura ekstremisht të ulta dhe reshje të dendura dëbore dominojnë Europën lindore dhe pjesërisht atë qendrore. Po ashtu me reshje të izoluara dëbore mbetet Ballkani perëndimor. Ndërsa kthjellime por mot i acart do të mbizotëroj në Gadishullin e Skandinav, Europën Perëndimore dhe Ishujt Britanikë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të