Në orët e pasdites priten reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites priten reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qëndrore të vendit.

Në orët e pasdites në veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar deri të larta, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 28°C

në zonat e ulëta 14 deri 34°C

në zonat bregdetare 16 deri 32°C

Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim