Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Moti do të jetë fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht do të kemi zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura.
Vranësirat në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare. Në intervale të shkurtra kohore do të kemi rrebeshe të shpejta dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër, këto të fundit, përqëndruar kryesisht në relievet malore në veri si dhe pjesën lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera –herës fiton shpejtësi deri 10m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 18°C deri 33°C
Në zonat e ulëta 20°C deri 36°C
Në zonat bregdetare 23°C deri 35 °C
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, parashikimi i motit për sot
17 Shkurt, 07:43
-
Vranësira e temperatura deri në 16 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Shkurt, 07:19
-
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot
14 Shkurt, 07:42
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin
13 Shkurt, 07:08
-
Reshje shiu dhe temperatura deri në 16 gradë...parashikimi i motit për sot
12 Shkurt, 07:11
-
Ikën dielli, nga nesër rikthehet shiu dhe bora! Gjoni për Report Tv: Problematikë ngricat në zonat malore
10 Shkurt, 12:21
-
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
10 Shkurt, 08:03
-
Ditë me diell, por e ftohtë! Parashikimi i motit për sot
9 Shkurt, 09:31
-
Mot i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime, parashikimi për fundjavën
8 Shkurt, 07:25
-
Vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për sot
7 Shkurt, 07:19
-
Ditë me diell dhe temperatura deri në 19 gradë... parashikimi i motit për sot
6 Shkurt, 07:11
-
Diell dhe temperatura deri në 16 gradë, parashikimi i motit për sot
5 Shkurt, 08:24
Në qdo vendë musafirtë e shtojnë bereqetin,po ankohen tek ju po thon jemi të zhgënjyer, po i plaqkitni me qmime,jeni shum trima mes veti sa që po bani krizma tmdhaja në pllazha i shashtrist mysafirë,njerëzit krenohen me punë kurse ju me hile dhe hajni
Përgjigju