Në orët e pasdites pritet të rikthehen vranësirat... parashikimi motit sot

Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira të lehta karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Shqipërinë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme, ku më të fokusuara do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1- 2 ballë.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!