Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton në SHBA, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.
Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të ‘veshur’ me flamuj kuq e zi, të cilët valviten krah flamujve amerikanë.
Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bebe Rexha, e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për rrënjët e saj shqiptare, duket se edhe këtë herë ka dashur të ndajë me publikun krenarinë që ndjen për origjinën e saj.

Komente











