Në prag të betimit të Putin, Rusia përfshihet nga protestat, arrestohet lideri i opozitës

Në prag të betimit të Putin, Rusia përfshihet nga protestat, arrestohet lideri i opozitës

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navaln

Opozitari rus, Aleksei Navalny është arrestuar nga policia në Moskë, në protestën kundër presidentit rus, Vladmir Putin. Navalny është shoqëruar në polici pak kohë pasi kishte arritur në sheshin Pushkin, ku policia arrestoi protestuesit.

Nën sloganin “Ai nuk është Cari ynë”, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë, pak kohë para inaugurimit të Putinit për mandatin e katërt presidencial. 

Protesta pritet të mbahen në mbi 90 qytete ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun edhe pse për disa tubime, organizatorët nuk kanë marrë leje nga autoritetet, përfshirë edhe protestën në Moskë.

Rreth 200 protestues deri më tani janë arrestuar në protestat në Rusi, kryesisht në Lindjen e Largët dhe Siberi. Putin pritet të bëjë betimin si president më 7 maj.

Navalny, që ka organizuara protesta të mëdha dhe ka publikuar një seri të raporteve për korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë, i ishte ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ruse, për shkak të një dënimi të mëhershëm.

Autoritetet në Moskë i kanë paralajmëruar mbështetësit e Navalnyt që të mos marrin pjesë në protestën në Moskë, duke thënë se ajo është “absolutisht e paligjshme”./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)