Në prag të festave të fundvitit, rritet fluksi në pikat kufitare, vijnë 30 mijë emigrant për 24 orë

Afrimi i festave të fundviti ka bërë që shqiptarët të kthehen në atdhe. Dy ditë para krishtlindjeve në pikat kufitare të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 30 mijë emigrant. Numri më i lartë i hyrjeve ka qënë në pikën kufitare të Kakavijës, në Kapshticë dhe në Portin e Durrësit.

Në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 8650 persona si dhe 2200 automjete.  Ndërkohë në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë kanë hyrë më shumë se 7 mijë persona në 24 orë.

Për të shmangur fluksin në të dyja pika kufitare punohet nga 5 dhe 7 sportele.

Ndërkohë 8 mijë persona kanë hyrë nga porti i Durrësit në këto 24 orë. Ata kanë mbërritur me 5 tragete nga Bari dhe Ankona. Po kështu janë edhe më shumë se 2 mijë makina që kanë hyrë në Durrës në datën 23 dhjetor. Tragetet nga Bari e Ancona vijnë te mbushur me shqiptare dhe thuajse largohen të boshatisur drejt Italisë.

Nga Aeroporti i Rinasit kanë hyrë më shumë se 3 mijë qytetarë në 24 orët e fundit. Fluksi më i lartë i ardhjeve ne Rinas është nga Italia. Ndërkohë nga ky aeroport janë larguar më shumë se 1200 qytetarë.

Në portin e Vlorës kanë hyrë 2200 qytetarë në 24 orë si dhe 130 automjete, ndërsa drejt Italisë me tregete është larguar një numër i vogël qytetarësh.

Ndërkohë shqiptarët jo vetëm kthehen në atdhe, por edhe largohen jashtë Shqipërisë për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

24 orët e fundit kanë ikur rreth 8 mijë shqiptarë drejt Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. rreth 5 mijë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Greqisë dhe  më shumë se 1500 drejt Italisë, për të festuar Krishtlindjet dhe vitin e ri.

Në datën 24 pritet që të ketë një numër më të madh hyrje-daljesh së shqiptarëve në pikat kufitare. Sipas Policisë fluksi i lartë në hyrje pritet të vijojë deri në datën 30 dhjetor, prandaj po punohet me sportele të shtuara. 

Ardhja e Emigrantëve në 24 orë

Nga Kakavija 8700 persona

Nga Kapshtica 7300 persona

Nga Porti i Durrësit 8200 persona

Nga Porti i Vlorës 2200 persona

Nga Aeroporti i Rinasit 3000 persona

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar