Në prag të finales së Eurovision Alis Kallaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë këngën ‘Nân’ kur të hapet votimi në 21:00.
Përmes një postimi në rrjetet sociale artisti shprehet mirënjohës për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë pëlqyer këngën.
“Televotimi hapet sonte në 21:00! Jam pafundësisht mirënjohës që po e dëgjoni “Nân” dhe po i dhuroni kaq shumë dashuri!
Në imazhe gjeni kodet për çdo shtet. Kur të hapet votimi, mund të mbështesni Shqipërinë duke votuar 05.
Nëse nuk e shihni shtetin ku ndodheni në fotot sipër, mund të votoni që tani online nga kudo në botë në esc.vote
Faleminderit që e keni bërë “Nân” tuajën”, shkruan artisti.
Lajmi kryesor:
Eurovision 2026/ Bullgaria triumfon me këngën ‘Bangaranga’, Izraeli i dyti mes polemikave e protestave! Shqipëria me ‘Nân’ renditet e 13-ta (VIDEO)







