Në prag të mbarimit të mandatit, Yuri Kim: Korrupsioni gërryen potencialin e Shqipërisë

Teksa shënuam Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion dje, është me rëndësi që të rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve.

Prandaj Presidenti Biden, për herë të parë, e përcaktoi anti-korrupsionin si interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe bëri publike një Strategji ambicioze të Shteteve të Bashkuara për t’iu Kundërvënë Korrupsionit. Për ta vënë në zbatim strategjinë, Shtetet e Bashkuara punojnë anembanë globit për të ndihmuar vendet që të parandalojnë ryshfetin, të mbështesin hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovuar transparencën, si dhe fuqizuar shoqërinë civile dhe median e pavarur për të zbuluar korrupsionin.

Këtë javë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Transparency International organizuan Konferencën e 20 Ndërkombëtare Anti-Korrupsion, të përqendruar te mbrojtja e vlerave demokratike nga korrupsioni. E vlerësojmë pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë, gazetarëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve në të, përfshi nga Shqipëria.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për shembull, Presidenti Biden nënshkroi në qershor 2021 një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili përqendrohet te krijimi i kostove për ata që përfshihen në veprimtari që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshi në Shqipëri. Ky Urdhër Ekzekutiv është përdorur tashmë për të sanksionuar aktorë të korruptuar.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.

I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli Shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri.

Institucionet shqiptare po bëjnë përparim kundër korrupsionit por ka shumë më tepër për të bërë. Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë por suksesi është i mundur. Asnjë vend nuk ka imunitet. Secili vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, e lufton korrupsionin çdo ditë. Sfida e Shqipërisë nuk është aspak unike – as nuk është e pakapërcyeshme.

Gjatë vitit të fundit, institucionet shqiptare kanë filluar të ndjekin penalisht çështje që më parë as nuk do ishin prekur. Uniteti ynë si aleatë në NATO ka arritur nivele të reja. Shqipëria ulet me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë verë, Shqipëria hapi bisedimet për anëtarësim me BE-në, një arritje e jashtëzakonshme që duhet ta bëjë krenar çdo shqiptar.

Gjatë këtij 100-vjetori të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, përkushtimi ynë ndaj popullit Shqiptar është më i fortë se kurrë. Rruga përpara – drejt anëtarësimit në BE, drejt drejtësisë – mund të jetë e vështirë, por Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura për të qenë në krahun tuaj çdo hap, në mënyrë që të ecim përpara së bashku. Gjithnjë përpara, gjithnjë bashkë.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 13/12/2022 14:38

    korrupsioni nuk ka parti, ai qe e ka kryer apo e kryen te denohet dhe jo vetem, por ti sekuestrohet pasuria e vjedhur. Fjale e madhe KORRUPSIONI por thjesht eshte VJEDHJE

    Përgjigju
  • Wilson: 11/12/2022 08:49

    Po fjete me qentë do gdhihesh me pleshta, i themi në Berat

    Përgjigju
  • Tosi: 11/12/2022 05:14

    Me rigon i themi neve ose si te ujkut. Korrupsioni ka nje fytyre sot ate te Rames. Dhe per fat te keq me se shumti per kete ka kontribuar vete Kim me gjithe dallkauket e tjere si ajo neper zyrat e DASH.

    Përgjigju
  • Ronaldo: 10/12/2022 19:08

    Urojme qe te ta zgjasin edhe me nje mandat detyren e ambasadores, edhe t'i shikojme pocaqite e politikes tone se çdo bejne!!!

    Përgjigju
  • Ani: 10/12/2022 18:10

    Keta tanet nuk e duan me diplomaci, por drejt e ne ball qe ta kuptojne se hajduti paguan per vjedhjen qe ben. Vertet ju thone jemi zgjedhur nga populli, por kur vjen puna per te bere votminin elektronik, ju mund ti detyroni ta bejne. E shume te tjera gjera qe i sherbejne njerezve dhe jo politikaneve hakdut. Por ju e lini vete shqiperine rremuje.

    Përgjigju
  • Shkodran: 10/12/2022 16:59

    Sa kohe tu desh ta kuptoje???? Po kur del foto me gjithe llumin e korrupsionit ske me goje te flasesh. Turp per dash qe mban kete qendrim me Shqiperi. Ose sdi ose eshte pjese e llumit

    Përgjigju
  • Meri: 10/12/2022 16:05

    Në shqipëri është përhapur epidemia e vjedhjes,nuk ka asnji istitucion të pa korruptuar.Korrupsionin nuk mund që ta luftojnë të korruptuarit.

    Përgjigju
  • fres: 10/12/2022 14:50

    shum sakte shoku kim, jepi urdher birit tenda nga surreli ta kuptoje korrupsionin.

    Përgjigju
  • Kameri 2: 10/12/2022 14:35

    Shum e sakte zonja Ambasadore por e mira do ishte ti fshinit nga dhehu politikanet Shqipetar te cilet jane me te korruptuarit ne planet

    Përgjigju
    • Denimi: 10/12/2022 15:25

      Rruga e vetme eshte denimi e te korruptarve, sekuestrimi i pasurive dhe rishperndarja e tyre shtresave ne nevoje. Zoti i gjykofte te Korruptuarit!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor