1756815725_seliaepd.jpg

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama të shpalosë qeverinë e re Rama 4, Parlamenti do të hapë dyert për 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Menjëherë pasi Presidenti Bajram Begaj firmosi thirrjen e Kuvendit të ri në datën 12 shtator. PD ka thirrur mbledhjen e Kryesisë. Në njoftimin që u është dërguar anëtarëve, thuhet se mbledhja do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00, ku do të diskutohet qëndrimi i PD në raport me zgjedhjet e 11 majit dhe aksioni politik që do të ndjekin në vijim.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 13:00  do të zhvillojmë mbledhje Kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e PD rreth farsës zgjedhore dhe zhvillimet e fundit politike në vend”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator: Prioritet anëtarësimi, mazhoranca të jetë e përgjegjshme, opozita aktive